Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku,se po perpiqet për të imponuar rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike, pas dy muajsh, pavarësisht se mandati i tij përfundon në korrik.
Bardhi theksoi se Myzyri është i përfshirë në hetime nga SPAK për favorizime multimilionëshe të kompanisë Alko-Impex dhe se është një financues i fushatës së Ballukut, duke blerë vota përmes firmosjes së fitoreve të kompanive të sugjeruara nga ministrja.
Postimi
Belinda Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike pas dy muajsh dhe pse Myzyrit i përfundon mandati në korrik.
Jonaid Myzyri është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex të cilat po hetoen nga SPAK por ai është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave pasi firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë në Fier për blerje votash. Por harrojnë që nuk kanë kohë e mundësi, SPAK po u troket në derë!