Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka dërguar ftesë kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku, duke e ftuar për këshillime para konstituimit të parlamentit.
Nuk dihet ende nëse kreu i Vetëvendosjes ika dërguar ftesë edhe krerëve të partive të tjera.
Në letrën e siguruar nga Gazeta Express, thuhet: “Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”.