Macron “lahet” në parfum – Libri i ri zbulon fiksimin e shefit të Elizesë


Emmanuel Macron e “lan” veten me sasi të bollshme parfumi luksoz, sipas një libri të ri mbi presidentin francez.

Në librin e tij të titulluar “Tragjedia e Elysee: Brenda ferrit të mandateve pesëvjeçare të Macron”, gazetari i Le Parisien, Olivier Beaumont pohon se presidenti përdor sasi “të mëdha” të parfumeve çdo ditë.

Macron ka një dobësi të veçantë për “Dior Eau Sauvage”, një shishe e të cilit është përherë në sirtarin e tavolinës së tij, thotë libri.

“Vizitorët më pak të mësuar mund ta gjejnë veten të pushtuar nga aroma e parfumit të rafinuar dhe të fuqishëm. Kjo tregon se presidenti është në ndërtesë,” shkruan Beaumont, cituar nga The Telegraph.

“Ashtu si Louis XIV i bëri parfumet e tij një atribut fuqie kur parakalonte nëpër galeritë e Versajës, Emmanuel Macron e përdor të tijin si një element të autoritetit të tij në Elysee”, sipas librit.

Beaumont citon një nga ish-ndihmësit e Macron të ketë thënë: “Kur Emmanuel Macron hyn në dhomë, ju mund ta ndjeni atë”.

Ndihmësi e krahason përdorimin e parfumit nga presidenti me “shënjimin e territorit të tij”.

Libri gjithashtu thuhet se citon Bruno Roger-Petit, ish-zëdhënësin e Macron, të ketë thënë: “Mjafton të jesh në Vestibule d’honneur [hyrja kryesore e Pallatit Elysee] për të ditur nëse ai ka qenë atje kohët e fundit apo jo”.

Marka Dior është në pronësi të Bernard Arnault, njeriu më i pasur i Evropës, i cili thuhet se është i afërt me presidentin. Vitin e kaluar, Macron i dha miliarderit nderimin më të lartë të vendit, Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit.

Macron u zgjodh për herë të parë në 2017 dhe u rizgjodh në vitin 2022.