Manastirliu: 80 laboratorë të rinj të shkencave në shkolla


Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur pajisjen me materiale të reja për laboratorët e shkencave, biologji, fizikë dhe kimi, një investim i rëndësishëm që do të mundësojë një mësimdhënie më cilësore për rreth 20 mijë nxënës.

Me këtë investim, 80 laboratorë të rinj të shkencave po i shtohen shkollave tona.

Ndërkohë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ndoqi nga afër procesin e pajisjes së laboratorëve, në shkollën 9 vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, ku janë pajisur me mjete didaktike laboratorët e shkencave.

Ja kemi dalë që tashmë të kemi një furnizim në vazhdim të shkollave me mjete të nevojshme për lëndën e Kimisë, Fizikës, Biologjisë, Matematikës. Tashmë në shkolla jemi duke shpërndarë pajisje për laboratorët dhe gjithë mjetet ndihmëse që duhen për ta bërë mësimin gjithëpërfshirës dhe për vijuar për të pasuruar laboratorët tanë të shkencave në sistemin parauniversitar”, tha Ministrja Manastirliu.