Gjatë një takimi me grupin konservator në Këshillin e Evropës, kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama për censurë të internetit e rrjeteve sociale dhe kontroll të mediave.
Ai tha se mbi 80% e mediave kontrollohen nga qeveria duke kufizuar lirinë e fjalës e informacionit ndërsa ka instaluar pajisjes DPI për të kontrolluar internetin.
“Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm. Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria. Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin. Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë. Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit.” – tha Berisha.