Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Tiranë, Fatjon Pasholli, është shkarkuar nga detyra pas disa skandaleve të lidhura me sigurinë ushqimore.
Alketa Hoxha, ish-drejtoreshë juridike e AKU, është komanduar në vend të tij.
Ky ndryshim vjen pas rasteve shqetësuese të kontaminimit të produkteve ushqimore, përfshirë filetët e pulës me salmonelë dhe luleshtrydhe me pesticide.
Ndër rastet e tjera alarmante të vitit 2025, përfshihen mandarinat me pesticide, peshku me parazit, dhe ngarkesa e mishit me salmonelë nga Brazili.
Po ashtu, gjatë muajve të fundit janë identifikuar luleshtrydhe me nivele të larta pesticidi që kanë rrezikuar konsumatorët.