Starmer pritet të shpallë shpallë fundin e globalizimit


Kryeministri britanik Keir Starmer do mbajë një fjalim sot ku do pranojë se epoka e globalizimit ka marrë fund, ka raportuar The Times.

Starmer do e mbajë fjalimin në përgjigje të Presidentit të SHBA Donald Trump që vendosi tarifa gjithëpërfshirëse ndaj shumicës së partnerëve tregtarë të Amerikës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, në fillim të kësaj jave.

Gazeta tha se kryeministri do thotë se tarifat janë “të gabuara”, por gjithashtu do theksojë se ai e kupton “nacionalizmin ekonomik” të Trump dhe pse votuesit, të cilët besojnë se nuk kanë parë përfitime nga tregtia e lirë dhe emigrimi masiv, e mbështesin atë, shkruan Rt.

Starmer do theksojë gjithashtu se pasojat nga tarifat e SHBA-së mbi importet do të thotë se qeveria në Londër duhet të “lëvizë më tej dhe më shpejt” për të nxitur rritjen ekonomike në vend.

Një zyrtar i paidentifikuar i Downing Street tha për The Times se “bota ka ndryshuar, globalizimi ka mbaruar dhe ne jemi tani në një epokë të re”.

“Ne duhet të tregojmë se qasja jonë, një qeveri më aktive laburiste, një qeveri më reformiste, mund të japë përgjigjet për njerëzit në çdo pjesë të këtij vendi,” tha zyrtari.

Starmer foli gjithashtu me presidentin francez Emmanuel Macron në telefon të shtunën, me të dy udhëheqësit që ranë dakord se “një luftë tregtare nuk ishte në interesin e askujt, por asgjë nuk duhet të lihej jashtë tryezës”, sipas njoftimit të takimit. Kryeministri britanik nuk po planifikon të telefonojë Trump në lidhje me tarifat.