Tirana shpartallon Partizanin dhe merr frymë përkohësisht


Tirana ka shpartalluar Partizanin 3-0 në derbin e kryeqytetit, duke marrë një fitore jetike për t’u larguar nga zona e ftohtë dhe duke u rrezikuar të kuqve vendin e katërt që shkon në play-off për titullin kampion.

Bardheblutë po kalojnë një krizë të thellë këtë sezon në Superligë ku renditet në vendin e parafundit edhe pas fitores së sotme. Golat për bardheblutë u shënuan nga Jarmouni me një dygolësh në pjesën e parë dhe një nga Emmanuel në pjesën e dytë.

Tirana është shumë pranë daljes nga zona e ftohtë duke rrezikuar seriozisht rënien në kategorinë inferiore ndërsa Partizani duhet të ruajë vendin e katërt, që rrezikohet nga Elbasani, që e ndjek këmba-këmbës.