Numri i të vdekurve nga përmbytjet që bllokuan gjysmën e kryeqytetit kongolez, Kinshasa, arriti në 33 ndërsa autoritetet u përpoqën të largojnë qindra familje të bllokuara në shtëpitë e tyre.
Dhjetë persona të tjerë u konfirmuan të vdekur që nga mbrëmja e së dielës, përveç 23 personave të vrarë një ditë më parë, tha ministri i Brendshëm kongolez Jacquemin Shabani në televizionin shtetëror të dielën vonë, shkruan NPR.
Shirat e dendur filluan javën e kaluar, duke bërë që lumi kryesor Ndjili të dale nga shtrati të premten e shkuar dhe të përmbytë qindra ndërtesa.
Ndërsa gjendja ishte përmirësuar deri të hënën në mëngjes, disa rrugë hyrëse mbetën të bllokuara dhe
Zyrtarët thanë të dielën se shumica e viktimave u shkaktuan nga muret që u shembën menjëherë pas fillimit të përmbytjes.
Rruga kryesore për në aeroport, e cila gjithashtu lidh Kinshasën me pjesën tjetër të Kongos, u dëmtua nga përmbytjet, por do hapet brenda 72 orëve, tha gjatë fundjavës guvernatori i Kinshasës, Daniel Bumba.
Përmbytjet gjithashtu kanë penguar furnizimin me ujë të pijshëm në të paktën 16 komuna pasi u prekën objektet e ujit, tha në një deklaratë Ministria e Brendshme kongoleze.