Arsenali zhdëp Realin e Madridit, Bajerni e pëson në shtëpi nga Interi


Bajerni u mund nga Interi në Mynih 1-2 në ndeshjen e vajtjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke rrezikuar shumë kualifikimin.

Bavarezët bënë shumë volum gjatë ndeshjes po qenë në gjendje t’i finalizojnë si duhet rastet. Golin e parë e shënuan miqtë në pjesën e parë me Martinez ndërsa bavarezët barazuan  me Muller në fund të takimit parase Frattesi të shënonte golin e fitores.

Në ndeshjen tjetër çerekfinale, Arsenali shpartalloi Realin e Madridit në Londër 3-0 duke hedhur një hap të sigurt për sa iu përket kualifikimit në gjyamëfinale.

Golat për Arsenalin u shënuan nga Rice menjë dygolësh e Merino.