Dy vëllezër janë përleshur me njëri-tjetrin në Fier-Seman të Divjakës, me njërin prej tyre që ka qëlluar me armë.
Zarif e Shpëtim Konja janë zënë fillimisht me grushte e më pas Zarifi ka qëlluar me armë në drejtim të Shpëtimit, po pa e plagosur.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.
Policia ka sekuestruar në vendngjarje një armë gjahu dhe katër gëzhoja. Nga të shtënat janë dëmtuar një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhi.
Vëllai tjetër Shpëtim Konja është shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e konfliktit.