Gjykata Supreme miraton kërkesën e Trump për dëbimin e shtetasve të huaj


Gjykata Supreme miratoi të hënën kërkesën e presidentit Trump për të rrëzuar vendimin e një gjykate më të ulët që ndalonte administratën të përdorte një ligj të vitit 1798 për të dëbuar menjëherë nga SHBA-ja shtetasit venezuelianë, përfshirë anëtarët e dyshuar të bandës Tren de Aragua, duke shënuar një fitore të rëndësishme për administratën teksa çon përpara prioritetet kryesore të emigracionit.

Gjyqtarët vendosën 5-4 për të plotësuar kërkesën e administratës për heqjen e ndalimit, në një fitore të rëndësishme për shefin e Shtëpisë së Bardhë, shkruan Fox.

Në diskutim ishte Akti i Armiqve të Huaj, ose Ligji i Emigracionit i miratuar nga Kongresi në 1789 për të larguar menjëherë disa emigrantë nga toka e SHBA.-së

Para mandatit të dytë të Trump në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte thirrur vetëm tre herë në historinë e SHBA: gjatë Luftës së vitit 1812, gjatë Luftës së Parë Botërore dhe së fundmi, Luftës së Dytë Botërore.

Avokatët e administratës Trump i kishin kërkuar gjykatës të lirojë vendimin e gjykatës më të ulët, duke argumentuar se urdhrat e gjykatës më të ulët “kundërshtonin” axhendën e tyre të emigracionit, përfshirë aftësinë e tyre “për të mbrojtur kombin kundër organizatave të huaja terroriste dhe rrezikun e efekteve dobësuese për negociatat delikate të jashtme”.

“Sot është një ditë e keqe për të qenë terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem në një video të postuar në X, duke shtuar se Trump “ishte korrekt në përdorimin e autoritetit të tij për përdorimin e Aktit të Armiqve të Huaj për të dëbuar terroristët nga ky vend”.

Ndërkohë, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi e quajti vendimin një “fitore për sundimin e ligjit”, duke shtuar se një “gjyqtar patronazhist” në Uashington, D.C., “nuk ka juridiksionin për të marrë kontrollin e autoritetit të Presidentit Trump për të udhëhequr politikën e jashtme dhe për të mbajtur popullin amerikan të sigurt”.