I kërkuar nga Italia për trafikim qeniesh njerëzore, kapet në Durrës 49-vjeçari nga Egjipti


Policia shqiptare ka arrestuar në Durrës një 49-vjeçar nga Egjipti, Walid Elabd, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Gjykata e Katanias ka lëshuar urdhër arresti për Elabd, i cili akuzohet për “Trafikim të qenieve njerëzore”, në kuadër të një organizate kriminale të krijuar në Itali.

Njoftimi: 

 

 

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 36”.

Akuzohet se krijoi në Itali, një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore, kapet në Durrës, 49-vjeçari nga Egjipti.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Walid Elabd, 49 vjeç, të lindur në Egjipt.