Kallas: S’mund të ketë ecuri pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi


Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, theksoi rëndësinë e dialogut Kosovë–Serbi.

Ajo u shpreh se nuk mund të ketë përparim pa një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Diskutuam edhe zhvillimet në rajon, vlerësoj shumë këshillat, komentet që kë keni dhënë në situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ajo që është e rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve. 

Do të shkoj pasdite në Bosnje dhe do të takohem me palët atje që të qartësohet situata. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të rikthehemi për takimin e komitetit politik.”, u shpreh Kallas.

Ajo theksoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë në procesin e integrimit, duke vënë në dukje se rruga drejt anëtarësimit kalon vetëm përmes reformave të thella dhe të qëndrueshme.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Kallas vlerësoi përputhshmërinë e Shqipërisë me politikën e jashtme të BE-së dhe rolin e saj në mbështetjen ndaj Ukrainës dhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ajo lajmëroi se së shpejti do të lançohet dialogu i parë BE–Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, si fryt i partneritetit strategjik mes palëve.

“Jeni në përputhje të plotë me politikën e jashtë të BE. Vendimi juaj për të zbatuar sanksionet e BE kundër Rusisë, bashkë me mbështetjen tuaj humanitare e politike që i keni dhënë Ukrainës tregon përkushtim tuaj ndaj vlerave të BE.

Në aspektin politik kjo nuk është gjithmonë e lehtë për tu bërë. Jeni të vlefshëm sa i përket bashkëpunimit në rajon. Bashkëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët tona. Për BE ne jemi të angazhuar për të fuqizuar marr më tej me Shqipërinë.

Një nga angazhimet e para që kam patur ka qenë nënshkrimi i partneritetit BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, ne sot di të shohim edhe frytin e saj të parë, pasi do të lancojmë edhe dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, po e thellojmë më tej bashkëpunimin në sektorin e sigurisë.

Duam ta zgjerojmë bashkëpunimin në fusha ta reja, si psh për të luftuar kërcënime hibride, të luftojmë terrorizmin.

BE ka ofruar rreth 13 mln euro për të përmirësuar përgatitjen e FA në Shqipëri. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për të arritur në BE përveç përformancës së duhur në reforma”, tha Kallas.