“Ke humbur shumë me medaljen e Izraelit”- Rama: U nderova për ndihmën që ka dhënë populli shqiptar ndaj izraelitëve


Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi që e kritikoi për marrjen e medaljes presidenciale nga Izraeli, duke theksuar se ky vlerësim i është dhënë popullit shqiptar për ndihmën që i ka dhënë hebrenjve gjatë historisë.

“Pse kam humbur shumë? Thjesht u nderova për ndihmën që ka dhënë populli shqiptar ndaj izraelitëve.

Shqipëria ka qëndruar krah BE dhe ka mbështetur armëpushimin. Ne kemi qenë e jemi për zgjidhje me dy shtete.

I referohem fakteve dhe emocioneve të pakuptimta. Vlerësimi është për popullin shqiptar, që u bënë mburojë e hebrenjve.

Kurani dhe Bibla janë burim i jashtëzakonshëm ushqimi dhe lehtësimi i vetëpërmbajtjes. Kjo është mendoj më e mira për t’u bërë.”