Kina thotë se s’do u përkulet tarifave të SHBA-së


Kina thotë se nuk do përkulet ndaj atij që e quajti “shantazh” nga Shtetet e Bashkuara, pasi një luftë tregtare globale e ndezur nga tarifat gjithëpërfshirëse të presidentit Trump tregoi pak shenja zbutjejetë martën, edhe pse tregjet e aksioneve u rritën, shkruan Reuters.

Qortimi i Pekinit erdhi pasi Trump kërcënoi se do rriste tarifat mbi importet e SHBA-së nga ekonomia numër 2 në botë në më shumë se 100% të mërkurën në përgjigje të vendimit të Kinës për të vendosur tarifa të ndërsjella ndaj mallrave amerikane.

“Kërcënimi i palës amerikane për të përshkallëzuar tarifat kundër Kinës është gabim mbi gabim, dhe shfaq edhe një herë natyrën shantazhuese të palës amerikane”, tha Ministria e Tregtisë e Kinës.

“Nëse SHBA-ja këmbëngul të ndjekë rrugën e saj, Kina do luftojë deri në fund.”

Prodhuesit kinezë të mallrave nga enët e tavolinës deri tek dyshemetë po paralajmërojnë për ulje të fitimeve dhe po përpiqen të planifikojnë impiante të reja jashtë shtetit dhe po bëjnë pazare me klientët mbi çmimet, teksa ata tërhiqen nga lajmet për tarifat.