Partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ditën e premte, 11 prill.
Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale spotin e çeljes së fushatës. Ai fton demokratët të bashkohen në orën 19.00, në sheshin Skënderbej.
Postimi
11 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës!