Rama: Lufta nuk është një film bardh e zi i së shkuarës por kërcënim real


Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Tiranë, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, theksoi se siguria po bëhet gjithnjë e më qendrore në agjendën e përditshme të Bashkimit Europian.

Duke iu referuar një sondazhi të fundit, Kallas u shpreh se mbështetja për BE-në është në nivelin më të lartë që nga viti 1983, pasi qytetarët e Europës ndjejnë sot më shumë se kurrë se lufta nuk është vetëm një kujtim i së shkuarës, por një kërcënim real. 

“Siguria temë gjithmonë e më qendrore në jetën e përditshme dhe politikën e BE. Sikundër e kam darë edhe me publikun, në një anketë të fundit për popullaritetin e BE, rezulton se që nga 1983 mbështetja e BE nga popujt që e përbëjnë është më e larta ndonjëherë, sepse popujt e Europës sot më shumë se kurrë e ndjejnë që lufta nuk është një film bardh e zi i së shkuarës dhe as një ngjarje spontane në kufijtë e Europës port një kërcënim real që Europa të shtrëngojë radhët.
Pjesë e këtij angazhimi është edhe BE.”