Rama zbulon datën e çeljes së fushatës: Më 12 prill në orën 12 mblidhemi në Sheshin Skënderbej


Kryeministri Edi Rama ka zbuluar datën e çeljes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Rama shkruan se fushata do të hapet në orën 12:00 më 12 Prill, teksa shprehet se “familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej”.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Kryeministri.