Rusi-SHBA, raund i ri konsultimesh më 10 prill në Stamboll


Një tjetër raund konsultimesh mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara pritet të zhvillohet më 10 prill në Stamboll, ka bërë të ditur një burim diplomatik për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

“Parashikohet të mbahet më 10 prill,” tha burimi.

Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmoi më herët gjatë ditës se delegacioni rus në këto bisedime do të kryesohet nga ambasadori i Rusisë në Uashington, Alexander Darchiev, ndërsa pala amerikane do të përfaqësohet nga zëvendësndihmëssekretarja e Shtetit për Rusinë dhe Evropën Qendrore, Sonata Coulter.

Raundi i mëparshëm i konsultimeve u zhvillua më 27 shkurt, po në Stamboll. Ministria e Jashtme e Rusisë e vlerësoi atë takim si “substancial dhe profesional”, duke theksuar se palët ranë dakord të vazhdojnë dialogun përmes këtij kanali.