Shefja e BE për Politikën e Jashtme vizitë sot në Tiranë


Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Në takim morën pjesë edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Rama dhe Kallas pritet të mbajnë një konferencë për shtyp dhe të firmosin marrëveshjen për financimin e hekurudhës Durrës–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII.

Gjatë vizitës, Kallas do të zhvillojë takime me ministrin Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ajo do të marrë pjesë edhe në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë dhe në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve.

Vizita në Tiranë është pjesë e turit të saj të parë në Ballkan, pas ndalesës në Mal të Zi dhe përpara vizitës në Bosnjë-Hercegovinë.