Tabaku me fermerë dhe konsumatorë në rrugët e Tiranës: Çmimet e larta të produkteve, pasojë e taksave mbytëse


Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, ka zhvilluar ditën e sotme takim me fermerë të vegjël që shesin produktet e tyre në rrugëtt e Tiranës.

Që nga Rruga e Kavajës dhe Tregu Çam, Tabaku u shpreh se çmimet e larta të produkteve të tyre, vijnë si pasojë e taksave të larta të qeverisë dhe nga rënia e blerjeve.

Ajo nënvizoi se gjëja kryesore që duhet bërë si për tregtarët, ashtu edhe për konsumatorët, është ndryshimi i ekonomisë.

Sakaq Tabaku ka prezantuar edhe programin e PD që premton për ta ulje taksash.

Postimi:

Rruga e Kavajës & Tregu Çam – zëra të qartë nga njerëz që punojnë çdo ditë:

💬 “Çmimet rriten, taksat po na mbysin, shteti nuk na ndihmon!”

Unë nuk dua thjesht t’i dëgjoj, dua t’i zgjidh!

✅ Në 11 maj ne sjellim:

▶Ulje taksash për biznesin e vogël

▶Mbështetje për ata që punojnë

▶Shtet që shërben, jo që ndëshkon

 1   Voto për një sistem të drejtë që punon për ty!

🗳️ Voto Partinë Demokratike

🗳️ Voto Jorida Tabaku