Kryeministri Edi Rama ka komentuar tarifën doganore prej 10% të vendosur nga SHBA ndaj Shqipërisë, duke theksuar se nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me këtë çështje.
Ai theksoi se qasja e qeverisë është shumë e thjeshtë dhe komode, duke pasur parasysh volumin e tregtisë me SHBA.
Rama u shpreh se sipas tabelës së tarifave të shpallura nga Shtëpia e Bardhë, Shqipëria nuk ka arsye për shqetësime.
“S’kam asnjë koment për këtë. Asnjë shqetësim lidhur me atë temë.
Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjeshtë dhe komode për pozicionin tonë, për vetë volumin e tregtisë që kemi me SHBA.
Në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura nga salla ovale, ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim.”