Të dhënat e ADN-së së 15 milionë njerëzve do dalin në shitje pasi kompania gjenetike falimenton


23andMe ishte dikur një kompani e njohur e testimit gjenetik ku konsumatorët paguanin për të gjetur informacion mbi trashëgiminë e tyre gjenetike.

Megjithatë, vitet e fundit firma është përballur me vështirësi financiare dhe muajin e kaluar, ajo bëri kërkesë për falimentim, shkruan Unilad.

Kjo u paraqit në të njëjtën ditë kur bashkëthemeluesja dhe shefja e kompanisë, Anne Wojcicki, dha dorëheqjen.

Por kjo nuk është e gjitha pasi, sipas një raporti nga Nature, 23andMe gjithashtu ka kërkuar leje ligjore për të nxjerrë në ankand të gjitha të dhënat e saj.

Kjo ka ngritur alarmin tek konsumatorët mbi një rrezik të mundshëm për privatësinë, me avokatët e privatësisë që këshillojnë klientët të fshijnë informacionin e tyre para se të jetë tepër vonë.

Megjithatë, duke e lënë në njërën anë çështjen e privatësisë, shkencëtarët thonë se shitja e këtyre të dhënave është një mundësi e madhe për kërkime.

Duke folur për Nature, Anya Prince, e cila është një bioteknologe në Universitetin e Ioëa-s, tha: “Me sa di unë, kjo është sasia më e madhe e të dhënave gjenetike që potencialisht po ndryshonë duar.”

Një person që do ofertojë në ankandin e ardhshëm është vetë Wojcicki, e cila bëri një deklaratë në mediat sociale duke thënë se një pjesë e arsyes së dorëheqjes së saj ishte “kështu që unë të mund të jem në pozicionin më të mirë për të ndjekur kompaninë si një ofertuese e pavarur”.