Veliaj ndan videon: Tirana është bërë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, krenar për punën e bërë


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë një video në rrjete sociale, me disa imazhe bardh e zi të hapësirave kushtuar artit në kryeqytet për të ilustruar ndryshimet e mëdha në vitet e fundit. Krahas videos, Veliaj shprehet se kur qytetarët i besuan detyrën 10 vite më parë, qyteti ishte i ‘varfër’ në aspektin kulturor.

Veliaj përmend instalacionin “Reja” të Sou Fujimotos, që megjithëse disa kishin dyshime, u kthye në një pikë ndërprevrimi midis qytetarëve dhe artit publik.

Më pas vijon me Shtëpinë Studio Kadare-Agolli për të gjithë adhuruesit e dy emrave të mëdhenj shqiptarë.

Teksa ndalet te Galeria e Artit, Veliaj thotë se është kthyer në një dimension të ri i artit bashkëkohor dhe klasik shqiptar. 

Në fund, Veliaj shkruan se gjithë ky angazhim e ka kthyer Tiranën në Kryeqytetin e Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut.