Aplikimet për subvencionet e fermerëve nisin më 14 prill


Hapen më 14 Prill aplikimet për Skemën Kombëtare të subvencioneve në Bujqësi 2025.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural Ardita Kuçi njoftoi se faza e aplikimeve do të qëndrojë e hapur deti më 30 Maj 2025.

“Nga skema mund të përfitojnë fermerët individualë, grupet e fermerëve të cilët përfitojnë 100% të pagesës së aplikuar, personat fizikë dhe juridikë dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”.

Skema ofron mbështetje me subvencione direkte për fermerët përmes 8 masave:

1.Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të gjedhëve;

2. Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të të imtave;

3. Mbarështim i bletarisë;

4. Mbështetje për fara, fidanë dhe inpute të tjera;

5. Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike;

6. Mbështetje për ferma organike;

7. Mbështetje për certifikimin Global GAP;

8. Mbështetje për naftë për punimet e mekanizuara në ferma.

Aplikimet do të kryhen online, përmes portalit e-Albania, i hapur përgjatë 24 orëve nga data 14 prill, ora 08:00, deri më 30 maj, ora 24:00.

Të gjitha kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim i gjeni në faqen zyrtare të AZHBR: www.azhbr.gov.al

Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për 2025 përfshin për herë të parë mbështetjen me subvencione për fermat e viçave me jo më pak se 10 krerë në masën 5,000 lekë për krerë.

VINI RE: Artikulli është pronësi intelektuale e Monitor.