Një varr i lashtë egjiptian i sapozbuluar po hedh dritë mbi mbretërinë që dikur sundonte rajonin mbi 3600 vjet më parë.
Arkeologët zbuluan dhomën e madhe të varrimit prej guri gëlqeror, që ka dhoma të shumta dhe një hyrje të dekoruar, në janar në Abydos, Egjipt. Por banori i varrit luksoz mbetet një mister.
Hajdutët e varreve kishin dëmtuar tekstin hieroglifik të pikturuar në hyrje, duke e lënë emrin të palexueshëm, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar më 27 mars nga Muzeu Penn në Universitetin e Pensilvanisë.
Varri mbresëlënës nuk përmbante mbetje skeletore që mund të ndihmonin në identifikimin e pronarit të tij.
Megjithatë, studiuesit që bënë zbulimin besojnë se ka të ngjarë të jetë vendi i prehjes së një mbreti që sundoi Egjiptin e sipërm gjatë periudhës së dytë të ndërmjetme midis 1640 dhe 1540 pes si pjesë e dinastisë Abydos, një nga dinastitë më pak të kuptuara të Egjiptit të lashtë. Mbreti misterioz mund të jetë një nga disa që mungojnë në të dhënat tradicionale të monarkëve që dikur sundonin rajonin, shkruan CNN.
“Është një lloj dinastie misterioze, enigmatike që duket se në thelb është harruar nga të dhënat e lashta të Egjiptit, sepse ishte në këtë periudhë të kalbjes dhe copëzimt politik,” tha Josef Wegner, një egjiptolog dhe profesor i arkeologjisë egjiptiane në Universitetin e Pensilvanisë, i cili drejtoi gërmimin.
“Ky varr misterioz i hap rrugënnjë hetimi të rim bi Dinastinë Abydos.”
Dhoma e varrimit është më e madhja që është zbuluar nga ndonjë sundimtar i njohur nga e njëjta dinasti, duke ndriçuar një periudhë të keqkuptuar më parë të historisë që mund të zbulohet vetëm përmes mbetjeve materiale, thonë ekspertët.