Barcelona kualifikimin në xhep, shpartallon Dortmundin. PSG-ja pa probleme ndaj Aston Vilës
PSG-ja mundi Aston Vilën në ndeshjen e vajtjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultatin 3-1 duke e lënë të hapur kualifikimin në gjysmëfinale në ndeshjen e kthimit që e luan në Angli. Miqtë shënuan të parët me Rogers por pjesa parë u mbyll në barazim pasi Doue barazoi për francezët. Me nisjen e së dytës vendasit e rritën ritmin duke gjetur dy gola me Kvaratskhelia dhe Mendes.
Në ndeshjen tjetër Barcelona e shpartalloi keqazi Dortmundin 4-0 duke e siguruar praktikisht kualifikimin në gjysmëfinale. Golat për katalanasit u shënuan nga Rafinha, Levandovski me një dygolësh dhe një gol u shënua nga Yamal.