Koalicioni Euroatlantik, i udhëhequr nga Lulzim Basha, ka kallëzuar në SPAK kandidatin për deputet të Sali Berishës, Arian Ndoja, për dyshimet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Sipas kallëzimit, Ndoja dyshohet se ka ushtruar presion ndaj qytetarëve për të ndikuar në votë dhe ka pohuar lidhje me individë të botës së krimit, duke përfshirë elementë kriminalë për të intimiduar zgjedhësit.
Koalicioni kërkon hetime të shpejta dhe të vendosura nga SPAK për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor, në përputhje me Strategjinë e Hetimit për Krimin Zgjedhor, raporton Shqiptarja.com.
Arian Ndoja, ish-prokuror dhe aktualisht kandidat i Berishës për zgjedhjet e 11 majit, ka qenë objekt i një atentati në 2019 dhe u shkarkua nga Komisioni i Vettingut për lidhje me krimin dhe pasuri të pajustifikuara.
Ai është gjithashtu i lidhur me një person të njohur për aktivitete kriminale, Aleksandër Laho.