Po mbahet sot Konferenca Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve si pjesë e kapitujve themelorë të anëtarësimit dhe vlerësoi hapat e ndërmarra nga Shqipëria në këtë drejtim.
“Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni. Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitujve themelorë.
Shqipëria ka marrë disa hapa të rëndësishme. Vendet kandidatë pritet që të krijojnë kuadrin e duhur të krijojnë një mjedis që i lejon të rinjve të përparojnë.
BE është këtu për të shoqëruar të gjithë vendet kandidate nëpërmjet planit të rritjes.
Mbështetja vjen edhe në mbështetje financiare për zbatimin e reformave. Konferenca e sotme një tjetër hap i rëndësishëm.”