Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar kryeprokurorin e Lezhës, Erjon Shehaj, pas denoncimeve për shkelje të rënda me detyrën nga emisioni investigativ Vetting.
Gjatë seancës, Erjon Shehaj, nuk ka qenë i pranishëm. Ai është përfaqësuar nga avokati Julian Mertiri.
Lidhur me një nga çështjet për të cilat Shehaj akuzohet, trupa gjykuese shprehet se nuk do te mbajë qëndrim, pasi çështja është për gjykim në Gjykatën e Lartë.
Për 4 raste trupa gjykues vlerëson se janë konstatuar shkelje nga ana e subjektit te rivlerësimit.
Në një nga procedimet Shehaj duhej të hiqte dore pasi ishte në konflikt interesi. Përfshirja e tij në këtë procedim ka shkaktuar pavlefshmëri të akteve të procesit penal.
Në përfundim, trupa gjykuese e KPA vendosi shkarkimin e Shehajt.
Kujtojmë se Erjon Shehaj kaloi më polemika procesin e vlerësimit të figurës dhe aftësive të tij si prokuror nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2022.