Klevis Kaso takon banorët e Ujit të Ftohtë: “Së bashku mund të përmirësojmë gjithçka”


Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Klevis Kaso, ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Ujit të Ftohtë, ku janë diskutuar çështje me interes për komunitetin.

Në një postim në rrjete sociale, Kaso theksoi rëndësinë e dëgjimit dhe adresimit të problematikave lokale.

“Me banorët e Ujit të Ftohtë, në një diskutim të gjatë mbi çështjet me interes për komunitetin, duke dëgjuar e adresuar të gjithë problematikat apo sugjerimet. Vetëm së bashku, mund të përmirësojmë gjithçka nevojitet për një jetesë edhe më të mirë!” – shkroi ai.

Deputeti falënderoi banorët për kohën dhe angazhimin e tyre, ndërsa fushata për zgjedhjet e 11 majit vijon në Vlorë.