Papa Françesku u takua me mbretin Charles III dhe mbretëreshën Camilla të mërkurën në Vatikan gjatë vizitës katër-ditore shtetërore të çiftit mbretëror në Itali dhe për rastin e 20-vjetorit të martesës së tyre, përcjell AP.
Ishte takimi i parë pas rikthimit të papës në Vatikan pas pesë javësh qëndrimi në spital për pneumoni të dyfishtë që i rrezikonte jetën. Papa kishte planifikuar të zhvillonte një dëgjesë me mbretin, por vizita shtetërore në Vatikan u shty për shkak të shëndetit të papës.
Vizita e pasdites zgjati rreth 20 minuta dhe përfshiu një shkëmbim privat dhuratash. Diskutimet vazhdojnë për një vizitë të mundshme të monarkut në Vatikan.
Deklarata e Vatikanit tha se papa i uroi Charles dhe Camilla për një përvjetor të lumtur, ndërsa mbreti dhe mbretëresha në kthim i uruan papës shërim të shpejtë.
Çifti mbretëror ka vizituar më parë Françeskun gjatë një vizite në Vatikan në prill 2017. Mbreti Charles, atëherë Princ i Uellsit, u takua gjithashtu me Papën Françesku gjatë kanonizimit të Shën John Henry Newman në vitin 2019.