“Pension minimal 200 euro, rrogë mesatare 1200 euro e ulje të çmimit të naftës me 40%” – Balliu


Kandidati i PD-së për deputet në Tiranë Klevis Balliu është takuar me qytetarë në njësinë 3 në Tiranë.

Gjatë takimeve ai theksoi varfërinë në vend ndërsa premtoi se brenda 100 ditëve të para do ketë ndryshim thelbësor të gjendjes në vend.

Demokrati tha gjithashtu se në vend paga mesatare do jetë 1200 euro, minimum jetik 200 euro, paga minimale 500 euro, pensioni miminal 200 euro dhe ulje të çmimit të naftës me 40%.

“Sot me qytetarët e njësisë numër 3, paketa e dhembshurisë një emergjencë kombëtare. Paketa e dhembshurisë është një emergjencë kombëtare, pasi varfëria ka arritur kulmin. Njësia 3 është një nga zonat më të goditura në këtë aspekt. Në programin e Partisë Demokratike në 100 ditët e para ndryshimi do të jetë thelbësor:

Rroga mesatara 1200 €.

Minimumi jetik200€.

Rroga minimale 500€.

Pensioni minimal 200€.

Ulja e çmimit të naftës deri në 40%

Këto janë vetëm hapat e parë të një ndryshimi që tanimë është jetik për xhepin e shqiptarëve.

Voto numrin 1 në 11 Maj. #klevisballiu #11maj #PDSH.” – shkruan Balliu në Facebook.