Qëlloi me armë vëllain në Divjakë, arrestohet 50-vjeçari


Policia e Divjakës ka arrestuar në flagrancë Sh. K., 50 vjeç, për “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pas një përleshjeje me vëllain e tij, Shpëtim Konja, në fshatin Fierseman.

Gjatë përleshjes, Zarif Konja ka qëlluar me armë në drejtim të vëllait, pa e plagosur. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe shpallet në kërkim. Policia ka sekuestruar një armë gjahu dhe katër gëzhoja.

Njoftimi:

Divjakë

Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.