Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një video ku thekson se më 16 maj, Tirana do të mirëpresë liderët e vendeve evropiane në Samitin e Komunitetit Politik Evropian një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin.
Videoja nis me një mesazh të Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili vë në pah rëndësinë e kësaj nisme evropiane për bashkëpunim ndërmjet kombeve demokratike, duke u përqendruar në fusha kyçe si siguria, energjia, transporti, investimet dhe lëvizja e lirë, me fokus të veçantë tek rinia.
Në postimin e tij, Rama shprehet: “Mirëmëngjes dhe me krenarinë për faktin se më 16 maj, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, do të mblidhen në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Ju uroj një ditë të mbarë!”