Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth është zotuar të rrisë fuqinë e ushtrisë amerikane me buxhetin e ardhshëm rekord të mbrojtjes prej 1 trilion dollarësh.
Trump njoftoi projektligjin e paparë të financimit të mbrojtjes në një takim së bashku me kryeministrin izraelit Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Ndërsa administrate e tanishme është “shumë e ndërgjegjshme për koston”, ushtria duhet forcuar, tha ai.
Hegseth përshëndeti shtytjen e militarizimit të presidentit në një postim në llogarinë e tij personale X të nesërmen.
“Presidenti @realDonaldTrump po rindërton ushtrinë tonë dhe shumë shpejt madje”, shkroi ai, duke falënderuar Trump për vendimin.
“Ne synojmë të shpenzojmë çdo dollar të taksapaguesve me mençuri.”
Përpjekja e militarizimit vjen pasi administrata Trump po shkurton shpenzimet e tepërta nga buxheti federal përmes Departamentit të saj të sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE). Nën drejtimin e saj Elon Musk, DOGE ka shkurtuar miliarda dollarë shpenzime.
I miratuar dhjetorin e kaluar, buxheti i tanishëm i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së është më shumë se 895 miliardë dollarë. Kina, shpenzuesi tjetër më i madh i mbrojtjes në botë, ka ndarë 256 miliardë dollarë për mbrojtjen në vitin 2025, ndërsa e treta më e madhe, Rusia, ka buxhetuar 157 miliardë dollarë.