Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në fshatin Sulaj të Fierit, ku dyshohet se ka mbetur e plagosur një grua.
Nga mediat raportohet se Suzana Merrnica, 50 vjeç, ka marrë plagë në trup të shkaktuara nga një armë zjarri.
Mësohet se 50-vjeçarja po lëvizjet me motor bashkë me të birin, në momentin e të shtënave.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se policia ka identifikuar autorët e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tyre.
Deri më tani nuk dihet motivi i ngjarjes dhe se kush janë personat e përfshirë.