Administrata Trump planifikon të gjobisë emigrantët që kanë një urdhër dëbimi deri në 998 dollarë në ditë nëse nuk largohen nga Shtetet e Bashkuara dhe do u sekuestrojë pronën nëse nuk paguajnë, sipas dokumenteve të shqyrtuara nga Reuters.
Gjobat burojnë nga një ligj i vitit 1996, që u zbatua për herë të parë në vitin 2018, gjatë mandatit të parë të presidentit Trump në detyrë. Administrata Trump planifikon të zbatojë gjobat në mënyrë retroaktive deri në pesë vjet, gjë që mund të çojë në gjoba prej më shumë se 1 milion dollarësh, tha një zyrtar i lartë i Trump.
Administrata Trump po konsideron gjithashtu sekuestrimin e pronës së emigrantëve që nuk paguajnë gjobat, sipas emaileve të qeverisë të shqyrtuara nga Reuters.
Në përgjigje të pyetjeve nga Reuters, zëdhënësja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Tricia McLaughlin tha në një deklaratë se emigrantët që janë në mënyrë të paligjshme në SHBA duhet të përdorin një aplikacion celular të njohur më parë si CBP One – i riemërtuar si CBP Home nën Trump – për t’u “vetëdëbuar “.
“Nëse nuk e bëjnë, do përballen me pasojat,” tha McLaughlin.
“Kjo përfshin një gjobë prej 998 dollarë në ditë për çdo ditë që i huaji i paligjshëm e ka tejkaluar urdhrin përfundimtar të dëbimit.”