Prokuroria e Korçës ka çuar për gjykim dosjen ndaj Denis Meçes, i cili akuzohet për vrasjen me dashje të Egli Progës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Pogradec më 10 gusht 2024 ku Proga u rrah nga Meçe në një lokal para së të rrëzohej në rrugë pa shenja jete.
Fillimisht u raportua se Proga kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrale por pas denoncimit të familjarëve dhe hetimeve rezultoi se ai ishte rrahur nga Meçe pasi të dy ishin sharë fillimisht me fjalë në mjediset e një lokali.
Tre personat e tjerë që u arrestuan asokohe, 40-vjeçari Voltan Shulku,55-vjecari Arjan Manellari dhe 47-vjeçari Leonidha Guçe akuzohen për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së ngjarjes.
Po kështu prokuroria po heton edhe veprimet e disa punonjësve të policisë.