40 emigrantë nga Italia mbërrijnë sot në kampin e Gjadrit


Ditën e sotme priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia drejt Shqipërisë, në kuadër të marrëveshjes mes dy qeverive. Rreth orës 15:00 pritet të mbërrijë në portin e Shëngjinit një anije e nisur nga Brindizi, që transporton 15 emigrantë.

Ndërkohë, anija e dytë me 25 emigrantë të tjerë parashikohet të mbërrijë në mbrëmje, rreth orës 19:00.

Në total, sot pritet të transferohen 40 persona, shifër që përkon me kapacitetin aktual të Qendrës së Paraburgimit për Riatdhesimin (CPR) të ngritur në kampin e Gjadrit, tashmë e përshtatur me dekret të qeverisë italiane për këtë qëllim.