Manchester United ishte shumë pranë fitores tejet të rëndësishme ndaj Lyon në transfertë në ndeshjen e vajtjes çerekfinale të Ligës së Evropës, por në fund francezët barazuan duke e lënë të hapur kualifikimin në gjysmëfinale.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Totenhemi dhe Frankfurti si dh Rangers e Bilbao u ndanë në barazim.
Ndeshja e luajtur më herët mes Bodo Glimt e Lazios u fitua në mënyrë surprizë nga norvegjezët 2-0.
Në Ligën e Konferencës, Rapidi i Vjenës fitoi ndaj Djurgarden në Suedi 1-0 duke qenë shumë pranë gjysmëfinaleve. Edhe Fiorentina kaloi me lehtësi sllovenët e Celjes.
Betis mundi polakët e Jagiellonias dhe tashmë ështe me një këmbë në turin tjetër. Chelsea më herët shpartalloi në transfertë polakët e Legias së Varshavës 3-0 dhe e luan i qetë ndeshjen e kthimit në Londër.