Forca antiestablishment në Greqi ngushton ndjeshëm hendekun me partinë në pushet


Një sondazh i ri nga MRB tregon se partia anti-establishment e Zoe Konstantopoulou, Kursi i Lirisë (Plefsi Eleftherias) po fiton terren ndaj Demokracisë së Re në pushtet, duke ngushtuar hendekun në 6.9%, shkruan Kathimerini.

Sipas sondazhit, Demokracia e Re kryeson me 20.4% të mbështetjes së votuesve, e ndjekur nga Kursi i Lirisë me 13.5%.

Pas janë PASOK-u socialist me 9,4%, partia nacionaliste Zgjidhja Helenike me 8,6%, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) me 5,6%, SYRIZA e majtë me 5%, nacionalistët fetarë Niki me 3%, Zëri i Arsyes, një parti e djathtë me 2,8%, Partia e Yanis Varoufakis, MeRA25 me 2.5%, Lëvizja Demokratike e Stefanos Kasselakis me 2.4%, dhe e Majta e Re me 1.5%.

Zoe Konstantopoulou renditet gjithashtu e dyta në përshtatshmërinë për rolin e kryeministres, me 13.2%, pas Kyriakos Mitsotakis i Demokracisë së Re, i cili kryeson me 21.4%.

Partia Kursi i Lirisë, e cila mori 3.17% të votave në zgjedhjet kombëtare të vitit 2023, është rritur në sondazhe muajt e fundit, duke mbajtur në mënyrë të qëndrueshme vendin e dytë. Ngritja e partisë është nxitur nga shqyrtimi publik në rritje mbi trajtimin e katastrofës në Tempe.

Kryetarja e partisë Zoe Konstantopoulou, një ish-kryetare e parlamentit nga shkurti deri në tetor 2015, ka qenë më parë deputete e partisë SYRIZA. Ajo u largua nga partia në korrik 2015 për shkak të kundërshtimit të saj ndaj miratimit të memorandumit të tretë të ndihmës.