Koalicioni Euroatlantik- Ndojës: Morali i një ish-prokurori të korruptuar, është si i një vrasësi që bën si i pafajshëm


Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka reaguar ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, të cilin e kallëzoi për blerje votash dhe shantazh ndaj zgjedhësve.

Ish-prokurori Aejan Ndoja u shpreh se akuza është e pabazë dhe nga ana tjetër thotë se denocimi i Bashës vjen për pasojë të frikës nga kandidimi i tij.

Në një përgjigje, Koalicioni e ka quajtur moralin e Ndojës të ngjashëm me atë të një vrasësi që pretendon të jetë i pafajshëm.

Ata akuzojnë Ndojën dhe shefin e tij për lidhje me korrupsionin dhe dorëzimin e mandatit të katërt të Ramës.

Koalicioni i bën thirrje Ndojës të gjejë një avokat të mirë dhe të përgatitet për sqarime lidhur me presionet dhe kërcënimet që ka ushtruar.

“Morali i një ish-prokurori të korruptuar është fiks si morali i një vrasësi që bën si i pafajshëm. Mesa duket, si edhe shefi i tij, e ka problem kur sulmohet korrupsioni i Ramës dhe shokëve të tij, sepse janë të zhytur në të njëjtin pellg lluce që po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi.

Demokratët dhe durrsakët e kanë të qartë kontributin tënd në padrejtësi, ashtu edhe pazarin e shefit tënd që ia dorëzoi Ramës mandatin e katërt në tavolinë.

Mos lexo tekstet e Elvis Roshit — prit, se do të kesh kohë dhe vend për të dhënë sqarime për kërcënimet dhe presionet tuaja. Gjej edhe një avokat të mirë, se nuk i dihet si shkojnë punët”, thuhet në reagim.