Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Tarifa prej 145% për produktet kineze


Lufta tregtare mes Washingtonit dhe Pekinit thellohet, pasi Shtëpia e Bardhë konfirmon se tarifa mbi shumicën e produkteve kineze është 145%.

Donald Trump shpalli dje një taksë prej 125% për importet nga Kina, por tani Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se kjo është mbi një tarifë ekzistuese prej 20%, përcjell BBC.

Më parë, Pekini njoftoi një tarifë 84% për mallrat amerikane që hyjnë në vend.

Aksionet e SHBA-ve, të cilat kanë rënë që kur u shpallën tarifat e Trumpit javën e kaluar, kanë rënë sërish, me Amazon dhe Apple që ranë 7% në Wall Street në një moment.

Ndërkohë, BE ka pezulluar tarifat hakmarrëse kundër SHBA-ve, pasi Trump pezulloi një taksë 20% ndaj Europës për 90 ditë.

BE tani përballet me të njëjtën tarifë bazë 10% si shumica e shteteve të tjera, që Trump shpalli javën e kaluar.