Shtyhet seanca për lirimin me kusht të Safet Gjicit, mungojnë prokurorët


Seanca gjyqësore për kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, për lirimin me kusht për arsye shëndetësore është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorëve, të cilët ndodhen në trajnim me OSBE për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Gjici është dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO me 3 vite burg për korrupsion pasiv, pas publikimit të një videoje komprometuese në zyrën e tij në qershor 2023.

Fillimisht u dënua me 2 vite burg nga shkalla e parë, ndërsa Apeli e dënoi me 4 vite e 6 muaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar u reduktua në 3 vite.

Ai është gjithashtu i ndaluar të mbajë funksione publike për 5 vjet.