Grupi Houthi i Jemenit tha të mërkurën se të paktën 16 njerëz u vranë në sulmet ajrore të SHBA.
Rrjeti televiziv Al-Masirah i drejtuar nga Houthi raportoi se sulmet kishin në shënjestër zonat e Hodeida dhe kryeqytetin Sanaa.
Një sulm goditi lagjen al-Hawak në Hodeida, duke vrarë 13 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas raportit.
Në Sanaa, sulme të shumta ajrore shënjestruan zonën Rajam në rrethin Bani Hushaysh dhe zonën al-Nahdayn në rrethin Al-Sabeen, duke vrarë tre persona, shkruan AA.
Muajin e kaluar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ai kishte urdhëruar “veprim ushtarak vendimtar dhe të fuqishëm” kundër rebelëve Houthi dhe më vonë kërcënoi se do t’i “asgjësonte plotësisht ata”.
Houthit kanë shënjestruar anijet që kalojnë nëpër detet e Kuq dhe Arabik, ngushticën Bab al-Mandab dhe Gjirin e Adenit që nga nëntori i vitit 2023 në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 50,000 njerëz.
Grupi i ndaloi sulmet kur një armëpushim në Gaza u shpall në janar midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, por i rifilloi ato pas rinovimit të sulmeve ajrore izraelite në enklavë muajin e kaluar.