Të paktën 23 të vrarë nga një sulm ajror izraelit në Gazën veriore


Avionët izraelitë kanë goditur të mërkurën një ndërtesë banimi në lagjen Shijaiyah të qytetit të Gazës, duke shkaktuar të paktën 23 viktima, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Spitali Al-Ahly konfirmoi se në mesin e të vrarëve janë edhe tetë gra dhe tetë fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës bëri të ditur se ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesës katërkatëshe të shkatërruar nga sulmi, ndërsa disa ndërtesa përreth janë dëmtuar rëndë.

Mbrojtja Civile, një grup shpëtimi që vepron nën administrimin e Hamasit, tha se po vijojnë përpjekjet për të nxjerrë të mbijetuarit e mundshëm. Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se shënjestra e sulmit ishte një militant i lartë i Hamasit, përgjegjës për sulmet ndaj Izraelit nga ky rajon, por nuk dha emrin apo të tjera detaje.

Tel Avivi vazhdon të akuzojë Hamasin për viktimat civile, duke thënë se grupi militant operon nga zona të banuara, çka rrit rrezikun për popullsinë lokale./AP