Analisti Fitim Zekthi komentoi në emisionin “Open” mbi temën “Kush i nxjerr dosjet e SPAK?”, duke theksuar se zyrtarët me pushtet politik nuk duhet të përdorin mediat për të krijuar zhurmë sa herë që përballen me hetime nga SPAK.
“Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, qofshin me pushtet apo jo. Ndërsa qytetarët e zakonshëm përballen me drejtësinë në heshtje, janë pikërisht politikanët e nivelit të lartë që sapo përfshihen në hetime, nisin të bëjnë bujë dhe të krijojnë tension,” u shpreh Zekthi.
Ai shtoi se është e domosdoshme të respektohen standardet e drejtësisë dhe se kryebashkiaku Veliaj duhej të priste vendimet e gjykatës në vend që të sulmonte publikisht.
“Gjyqi politik ndaj prokurorit nuk ishte mënyra më e mirë për të reaguar,” përfundoi Zekthi.