Aksident automobilistik në Berat, plagoset rëndë një 50-vjeçar


Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit në fshatin Moravë, në Berat, ku janë përplasur dy automjete të drejtuara nga F. P., 31 vjeç dhe E. I., 50 vjeç.

Si pasojë, 50-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Njoftimi i policisë:                                              

Informacion paraprak/Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 50-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.